Telegrafi

Dreri hyri brenda shtëpisë së një gruaje në New Jersey, përfundoi më pas në pishinë

Një dre kishte hyrë në shtëpinë e një gruaje në New Jersey duke shkaktuar kështu panik tek ajo.

Dianne Twersky, 85-vjeçare, tha se ishte në shtëpinë e saj kur dëgjoi një zhurmë që vinte nga kati i poshtëm, transmeton Telegrafi.

“Dëgjova një shpërthim xhami dhe më pas dëgjova se shtëpia po dridhej dhe mendoja se po ndodhte tërmet”, tha ajo.

Gruaja më vonë e zbuloi se një dre kishte hyrë në shtëpinë e saj. Ajo thirri nipin dhe kunatën e saj, të cilët më pas thirrën emergjencën.

Nipi i saj, Marc Twersky, tha se nuk e besoi derisa arriti në shtëpi dhe pa drerin me sytë e tij.

Oficerët e kontrollit të kafshëve hapën derën mbrapa të shtëpisë dhe dreri shpejt doli jashtë dhe përfundoi në pishinë.

Autoriteti i kontrollit të kafshëve nxori drerin nga pishina dhe e lëshuan në pyll. /Telegrafi/