Telegrafi

Dreri futi frikën tek klientët e një restoranti në Wisconsin

Një dre trazoi klientët e një restoranti në Wisconsin kur hyri me shpejtësi përmes një dritareje.

Pamjet nga kamerat e sigurisë tek restoranti “Noodles & Company” tregojnë momentin kur klientët kaplohen nga paniku derisa dreri i prishi qetësinë, transmeton Telegrafi.

Dreri pasi kishte hyrë në restorant përfundoi në kuzhinën e restorantit përpara se të largohej nga dera e pasme.

Restoranti si duket “u zbrazë” menjëherë kur njerëzit u alarmuan nga prania e këtij dreri. /Telegrafi/