Ish-Miss Kosova, njëherësh edhe këngëtarja e njohur Drenusha Latifi, është bërë sot (e premte) nënë për herë të dytë.
Latifi solli në jetë një djalë, i cili gëzon shëndet të plotë.

Ajo lindi gjatë ditës së sotme në një nga spitalet private në Helsinborg të Suedisë.
Lajmin për ardhjen në jetë të djalit, e bëri të ditur bashkëshorti i saj, Atilla Kardesh.
Kardesh publikoi një video në llogarinë e tij zyrtare në Instagram në të cilën shfaqte fëmijën e tyre të porsaardhur në jetë.

“Mirëpritur”, shkruan ai në mbishkrimin e videos, teksa pranon urime të shumta nga ndjekësit e tij.
Çifti Drenusha dhe Atilla bashkëjetojnë prej vitit 2014, dhe kanë së bashku edhe një vajzë më të madhe, të pagëzuar me emrin Ynva. /Telegrafi/