Plot 20 persona kanë hyrë në shtëpinë më të famshme në Kosovë, për një aventurë 100 ditore, në tentim për të fituar çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.
Ashtu siç edhe ishte parashikuar, ish-Miss Kosova dhe këngëtarja e njohur, Drenusha Latifi, është futur e fundit në edicionin e tretë të Big Brother VIP Kosova.
“Qëllimi im është për ta fituar Big brother VIP Kosova 3”, tha Drenusha në klipin e saj prezantues.
Latifi e cila njihet për karrierën e saj të spikatur të muzikës e po ashtu në fushën e modelingut, është një personazh tejet i komentuar në mediet e shtypit rozë.
Ish-missi përmbylli listën e prime-it të mbrëshëm të banorëve në BBVK.
Emrat shumë të njohur iu bashkuan mbrëmë këtij reality show.
Gjithçka që ndodhi në hapjen e këtij edicioni të tretë, mund të lexoni duke klikuar këtu.