Telegrafi

Drenthe: Ramos e kopjonte Ronaldon se si i gjuante goditjet e dënimit, por kur portugezi erdhi në Real Madrid ai nuk e bëri më

Ish futbollisti i Real Madridit, Royston Drenthe, vazhdon të tregojë gjëra interesante për kohën kur ishte në klubin mbretëror.

Në një intervistë për ‘El Chiringuito’, futbollisti holandez tregoi disa ngjarje në lidhje me Cristiano Ronaldon dhe Sergio Ramosin.

“Sergio Ramos,  gjatë stërvitjeve, imitonte mënyrën e goditjes së gjuajtjeve të lira të  Cristiano Ronaldos që e bënte te Manchester United”.

“Kur CR7 arriti në Madrid në 2009, ai kurrë më nuk e bëri”, tregon Drenthe.

Tutje ai tregon se si Ronaldo stërviste edhe në atë kohë.

“Ronaldo ishte mbresëlënës: ai stërvitej në një nivel të paparë. Ai ishte profesionist, një shembull i vërtetë. Ai kujdesej për trupin në një mënyrë të paraparë”, nënvizoi Drenthe. /Telegrafi/