Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka paditur sot ish-asamblistin e kësaj komune, Xhavit Drenorin për shpifje.
Ky i fundit përmes një postimi në Facebook, nuk ka kursyer fjalët më të ashpra në drejtim të Lladrovcit.
Drenori thotë se Lladrovci ka qenë nxënës i dobët e që në shkollën e mesme është përjashtuar dhe ka blerë diplomën.
Ndër të tjera Drenori e krahason Lladrovcin me diktatorët më të mëdhenj në botë, por i thotë se me ta përbashkët ka vetëm mbrapshtinë.
Shkrimi i tij i plotë:
Keta tipat e #mbrapsht nuk e kan prite oren 8:00 me u hape gjykata e me padite njerez qe kan guxu me e thane te verteten por kundeshtarëve u’a kan “kry salepin” orar a pa orar.
Adolf Hitler,
Joseph Stalin,
Mao Zedong,
Benito Mussolini,
Pol Pot,
Kim Jong-il,
Saddam Hussein,
Robert Mugabe,
Slobodan Miloshevic…
Ama keta diktatorë e kan nje te perbashket:
Kane qene te #mbrapsht por edhe te #menqur (gjermanisht: schlau).
E kur jemi te puna e Jote:
Veç nje element e ke te perbashket: #Mbrapshtesine!
Me shkolle fillore (i cilesuar si nder nxenesit me te dobet, problematik dhe madje pa edukate; e ke pranuar ne publik qe qe ne ate kohe ke ngucur/penguar nxenese (vajza) te shkolles fillore per motive te dobeta).
Me shkolle te mesme (i ngelur e perjashtuar “per te mira”, e duke perfunduar duke blere diplome te shkolles se mesme ne Suhareke), …
pra je larg me qene i #menqur (gjermanisht: schlau) per te futur emrin ne listen e lartshenuar, prandaj mos u mundo!
Zgjedhjet ti fitoj Hashimi per shkak te #shantazhit te milionave te keqperdorura nga fondi i luftes (nejse do i kishe mire perdore, si psh. pishina ne oborr) dhe gjykata speciale.
Edhe nje te fundit,
te gjithe te lartshenuarit ne histori kan mbete si: Politics List of Famous Dictators!
E Ti, nuk mundesh me hy ne kete liste sepse perveç #menqurise, nuk e ke gjete kohen dhe vendin e duhur.
Kot mundohesh me hape tema te tjera; e ke obligim me fole!
Krimi #Komune-#Polici ne Drenas duhet dhe ka me u demasku! Eshte çeshtje kohe… po punohet fort ne kete drejtim. /Telegrafi/