Site icon Telegrafi

Drenori tregon se si u organizua atentati ndaj bashkëpunëtorit të tij

Kandidati i pavarur për kryetar të Drenasit, Xhavit Drenori ka pohuar se mbrëmjen e kaluar në Drenas, ka ndodhur një rast kriminal, siç e ka quajtur ai “atentat në tentativë”.

Ai ka zbardhur rastin në KTV duke thënë se një bashkëpunëtori të tij i janë bërë dy prita me vetura për ta nxjerr jashtë rrugës.

“Te Sukajt afër Feronikelit ishte bërë një pritë prej një veture dhe e dyta afër gurëthyesit, ku dy vetura kanë pritur ta nxjerrin një bashkëpunëtor tonin jashtë rrugës, për të rënë në humnerë”, ka thënë Drenori në KTV.

Ai më tutje ka thënë se dihet se kush e ka bërë këtë, pasi që edhe të nesërmen edhe e njëjta veturë e ka provokuar pasi i ka njohur tabelat e automobilit.

Gjithashtu ka pohuar se nëse nuk gjenden dhe arrestohen ata që organizuan priten, ‘atëherë na lë të kuptojmë se e ka bërë këtë shteti’.

“Këtë po e bëj publike sot pasi që ato ende nuk kanë ndërmarrë asgjë në lidhje me këtë rast”, tha Drenori. /Telegrafi/

Exit mobile version