Telegrafi

Drenori thotë se njerëzit e Thaçit nuk e mbështetën Lladrovcin (Video)

Ish-kandidati i pavarur për kryetar të komunës së Drenasit, Xhavit Drenori, ka folur për fushatën zgjedhore në Drenas, pjesë e së cilës u bënë edhe zyrtarët e nivelit qendror.

Ai ka thënë se pjesëmarrja në fushatë e zyrtarëve të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës, të cilët janë pjesë e kabinetit qeverisës, i ka ndihmuar kandidatit të tyre, Ramiz Lladrovci, që të tubojë vota, dhe ka ndikuar që shumë njerëz të binden të mos votojnë kundër tij.

Drenori në “Komiteti” që transmetohet në RTV Dukagjini ka thënë se njerëzit e ish-kryetarit të PDKsë, Hashim Thaçi, tash president i vendit, nuk e kanë përkrahur zgjedhjen e Lladrovcit si kandidat për kryetar të komunës, por megjithatë kanë marrë pjesë në fushatën e tij, sepse ndjeheshin të obliguar.

Këtë përkrahje nga njerëzit e Thaçit, Drenori e ka quajtur si përkrahje të zorit. /Express/