Ish-kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit, Xhavit Drenori, përmes një mesazhi me video, ka kundërshtuar ofertën e kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, që ai të drejtojë Drejtorinë e Arsimit.
Si argument për të kundërshtuar këtë ofertë, Drenori ka përmendur faktin se Lladrovci ofertën e ka bërë publike para se ta diskutonte me të.
Kurse, argument tjetër që ai nuk e pranon këtë ofertë, thotë se janë dëshmitë që ai i paraqet në video, për “mentalitetin qeverisës që Lladrovci nuk ka arritur të ndryshojë”! /Telegrafi/