Kreatorja e modës, e cila zhvillon karrierën në SHBA dhe Kanada, ka publikuar disa fotografi seksi në rrjetet sociale.
Hafia Mira, e cila ditë më parë u takua edhe me Kanye West, në llogarinë personale të Instagramit publikoi disa fotografi teksa shihet një femër e zhveshur.
Drenicasja ka pohuar se këtë imazh e ka bërë për reperin dhe të dashurin e Kim Kardashian, Kanye West, transmeton Telegrafi.
“Bëhu fleksibile. E fortë dhe energjike. E egër, por serenë. Une për kane West”, ka shkruar ndër të tjerash Hafia në Instagram.
Ndërkohë, shqiptarja është pjesë e ekspozitës së javës së modës në qytetin amerikan të “New York”. /Telegrafi/