Aktori Jeton Zogjani është treguar përherë i suksesshëm në realizimin e roleve të ndryshme dhe u bë mjaftë i pëlqyer përmes serialit “O sa mirë”, ku tashmë e luan rolin e Drejtorit të shkollës.
Aktori në fjalë, ka komentuar disa nga personazhet e njohur të jetës publike, si Majlinda Kelmendin, për të cilën ka shprehur admirimin më të madh, pastaj Inva Mulen, për të cilën thotë se eksperienca e saj duhet të implementohet kudo ku ka shqiptar.
Por, nga revista “Kosovarja”, atij i është kërkuar të komentoj edhe për deputeten ekstravagante Duda Balje.
“Përveç që i luan nga fiqiri me të pasmet e saj deputetët e Kuvendit të Kosovës, nuk kam për ta kujtuar si njeri të letrave. Parlamenti i Kosovës nuk ka hijeshi pa të. Haj medet që po plaket. Respekt për Duden”, tha Zogiani.
Ndryshe, aktori është duke u shfaqur me sukses në serial ndërsa deputetja vazhdon të jetë mjaft aktive në legjislacionin e sivjetmë të Kuvendit të Kosovës.