Jeton Zogiani është një ndër aktorët më të mirë të serialit “O sa mirë”.
Por, së fundi aktori është mjaft i përfolur për mesazhet rreth zgjedhjet parlamentare.
Në fakt, “Drenicaku” po vazhdon të ironizojë me politikanët duke thënë se e meritojnë një bust, transmeton Telegrafi.
“Ah parja e shkretë! Miq e mikesha, sikur të kisha pare pa ja mbaruar një bust shokë e përpjetë Agim Bahtirit kurrë nuk e kisha lënë, dëshira është po mundësi nuk po ka njeri. A zhig e kam!!”, ka shkruar Zogiani në Facebook.
Ndryshe, aktori po vazhdon që me sukses të shfaqet në serialin e sipërpërmendur me rolin e njeriut të qeverisë së Kosovës. /Telegrafi/