Site icon Telegrafi

Drenicaku i “O Sa Mirë”, ka një porosi për Bulliqin (Foto)

Aktori Jeton Zogiani, është bërë për publikun më shumë i njohur si “Drenicaku” i hit serialit “O Sa Mirë”.

Ai vazhdon të bëjë për vete fansat me karakterin e tij interesant në serial, gjersa është jo pak i ndjekur edhe në rrjetet sociale.

Aktori Jeton Zogiani

Shpesh, aktori preferon që të ndajë me fansat imazhe nga jeta e tij, gjersa jo rrallë herë ka publikuar edhe ndonjë status thumbues apo me dedikim për dikë në veçanti.

Së fundmi, ai ka vendosur t’i drejtohet me një status në rrjetin social Facebook, kryesuesit të Komisionit për shënjimin dhe mirëmbajtjen e territorit, Shpejtim Bulliqit, i cili ka dorëzuar dje në Qeverinë e Kosovës, raportin lidhur me marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi.

Lexo po ashtu Bulliqi rithekson: Kosova humb territor, mbetet në dorën e deputetëve miratimi ose rrëzimi i Demarkacionit (Video)

“Qe thojke Eqrem Kryeziu mos u dorzo pa e qite n’pesten. Edhe ju z.Shpetim Bulliqi mos u dorzo pa nai kthy shpinen e gjith bashkesia nderkombtare!!”, kanë qenë fjalët me të cilat aktori Zogiani i është drejtuar Bulliqit në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Exit mobile version