Jeton Zogiani ka ironizuar me grusht shtetin në Turqi.
Aktori më mirë i njohur si “drenicaku” i serialit ‘O sa mirë’, ka mbetur i befasuar me dashurinë e shprehur të shqiptarëve ndaj popullit turk me rastin e gjendjes së jashtëzakonshme të ditës së premte, kur ushtria u përpoq të bëj grusht shtet ndaj presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.
“Poget që Turqeli i kemi baxhanakë se vllaznia nuk duhen kaq shume!!”I juaji””, ka shkruar aktori në llogarinë personale në Facebook.
Ndryshe, Zogiani ka ironizuar edhe ditën e premte kur ka ndodhur puçi në shtetin turk. /Telegrafi/