KF Drenica ka vazhduar ta përforcojë ekipin për edicionin e ri.
Skuadra nga Skënderaj ditë më parë zgjodhi kryesinë e re dhe kryetar është emëruar Ilir Veliqi.
Kurse gjatë ditës së sotme, klubi nga Skënderaj ka zyrtarizuar gjashtë transferimet e para.
Gentrit Dumani dhe Valdo Zeqaj i janë bashkuar kuqezinjve nga Flamurtari, ndërsa Albutrint Morina nga Llapi.
Gentrit Hasi është përforcimi tjetër i Drenicës, ashtu si edhe dyshja nga Dukagjini i Klinës, Jeton Dushi dhe Lulzim Doshlaku.
Gjatë ditëve të ardhshme, klubi nga Skenderaj ka paralajmëruar transferime të reja. /Telegrafi/