Drenica ka bërë dy goditje në minutat e fundit të afatit kalimtar veror në Superligën e Kosovës.
Skuadra nga Skënderaj ka marrë një portier dhe një mbrojtës të majtë.
Fjala është për portierin Mikel Kaloshi që më parë ka bërë karrierë te Bylisi, Lushnja dhe Shkumbini.
Ndërkohë kuqezinjve iui ka bashkuar edhe mbrojtësi i majtë Antonio Marku.
Ish-kapiteni i Vllaznisë së Shkodrës, më parë ka luajtur edhe për Dinamon, Laçin dhe Kukësin.
Njoftimi i plotë nga klubi:
Kaloshi e Marku, përforcimet e orëve të fundit te Drenica!
Në ditën e fundit të afatit kalimtar, klubi ka përforcuar radhët me dy ardhje nga Shqipëria. Fjala është për portierin 26 vjeçar, Mikel Kaloshi i cili së fundmi u paraqit për KF Tomorin nga Berati. Portieri Kaloshi bëri karrierë edhe te Bylisi, Lushnja e Shkumbini, kurse ishte pjesë edhe e kombëtarës U19 të Shqiperisë.
Po ashtu klubi marrëveshje ka arritur edhe me mbrojtësin, Antonio Marku, i cili është produkt i Akademisë së Vllaznisë nga Shkodra, aty ku është paraqitur edhe sezonin e fundit. Ky i fundit ka luajtur me parë edhe për skuadrat si , Dinamo, Laçi dhe Kukësi. Marku ka qenë edhe e kombëtares së Shqipërisë në grupmoshat U17, U19, U21.
Të dy futbollistët kanë firmosur kontrata një vjeçare me klubin. /Telegrafi/