Drenica ka bërë të ditur se i ka ndarë rrugët me Bruno Arrabal Passamanin.
Klubi nga Skenderaj njoftoi se lojtari kishte kërkuar të shkonte në Brazil për shkak të një rasti emergjent dhe e kanë lejuar largimin e tij.
Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, Drenica solli detaje nga situata e lojtarit:
Komunikatë për media!
Klubi futbollistik ‘Drenica’, njofton se sot ka nderprerë bashkëpunimin me vullnet të dyanshëm me futbollistin, Bruno Arrabal Passamani, për shkak që ky i fundit për një rast emergjent në familje është detyruar të rikthehet në Brazil, lojtari ka bërë kerkesë zyrtare për largim, të cilën klubi e ka mirëkuptuar dhe e ka aprovuar kerkesën e lojtarit.
KF Drenica, falendëron futbollistin për kontributin e dhënë për klubin, dhe i dëshiron suksese e çdo të mirë në jetë! /Telegrafi/