Telegrafi

Drenica transferon Hasan Hysenin dhe ua vazhdon pesë futbollistëve kontratat

Drenica ia ka vazhduar kontratat pesë lojtarëve që edhe sezonin e shkuar ishin pjesë e klubit.

Drenica është treguar aktive me të përfunduar edicioni në Ipko Superligën e Kosovës.

Klubi nga Skenderaj ka transferuar sulmuesin e Trepçës ’89, Hasan Hysenin.

Ndërkohë kuqezinjtë ua kanë vazhduar kontratat edhe pesë futbollistëve që bartën barrën kryesore edicionin e kaluar.

Edon Pasoma, Armend Abazi, Shkelzen Lushtaku, Osman Mëziu dhe Azem Bejta janë emrat që do të vishen kuqezi edhe sezonin e ardhshëm.

Të gjithë e kanë vazhduar kontratën nga një vit, përveç Mëziu që do të jetë pjesë e Drenicës edhe për dy sezone.

Gjatë nënshkrimit të kontratave ka qenë prezent kryetari i klubit Ragip Veseli dhe trajneri Tahir Lushtaku.

Drenica ka paralajmëruar edhe përforcime të reja. /Telegrafi/