Telegrafi

Drenica tentoi t’i marrë tri pikë në tavolinë për ndeshjen me Feronikelin

Duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Drenica tentoi t’ia marrë tri pikë Feronikelit, duke dashur të bëjë ankesë në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Takimi në fushë u mbyll me fitoren 3-1 të kampionit në fuqi, dhe humbja e kuqezinjëve nga Skënderaj, bëri që në javën e fundit të kampionatit, të kemi një finale mes Drenicës dhe Istogut.

Pikërisht, Istogut i shkoi më së shumti përshtati humbja e Drenicës.

Komisari i Garave i FFK-së, Ismeti Ahmeti, sqaron ekskluzivisht për Olle, rastin e sotëm, për të cilin përflitej se Drenica do ta fitojë ndeshjen në tavolinë.

“Drenica ka dashur të bëjë ankesë për lojtarin Argjend Bardhi, gjë që sipas tyre ai nuk ka pasur të drejtë loje si lojtar nën 20-vjet. Mirëpo, gjatë të hënës zyrtarisht nuk ka pasur ankesë nga ata në federatë”, tha Ahmeti për GazetaOlle.com.

Takimi në fjalë do të regjistrohet me rezultatin e fushës.

Drenicës në ndeshjen e fundit me Istogun i duhet fitorja ose barazimi për të siguruar mbetjen në barazh.