“Do të shkojmë për të bërë lojë të hapur, të tregojmë futboll të mirë, pse jo edhe të fitojmë”, thotë portieri i skuadrës nga Skenderaj, Burim Sadiku, për gazetën Arena.
“Mendoj se kemi një ekip të denjë për këtë kampionat, dhe ndaj nesh do të kenë goxha problem skuadrat tjera”, shtoi ai për gazetën.
Drenica po ashtu ka bërë ndryshime në shtabin teknik, duke rikthyer Tahir Lushtakun, që zëvendësoi Fadil Ramën. Ata janë përforcuar me Lorik Maxhunin, Labinot Jetullahun, Yll Prekopucën, Besart Dushin, por që u janë larguar tre titullarët, Granit Arifaj, Dukagjin Gashi e Qemail Elshani.
Në takimin e sotëm ata mund të paraqiten pa Sami Gecin, Kreshnik Lushtakun e Besim Bajraktarin, të cilët po vuajnë nga lëndimet dhe ende nuk dihet nëse do të jenë të gatshëm për lojë. /Telegrafi/