Site icon Telegrafi

Drenica shkatërron Hajvalinë

Drenica e ka vazhduar formën impresionuese duke e shkatërruar Hajvalinë. Kuqezinjtë kanë dominuar totalisht ndaj kundërshtarit dhe fitorja e tyre nuk është vënë në dyshim asnjëherë.

Qemajl Elshani ka realizuar dy gola në pjesën e parë (3’ e 45’), kurse Genc Hamiti e shënoi një tjetër gol për drenicasit në pjesën e parë.

Serinë e golave për Kuqezinjtë e ka shtuar Dukagjin Gashi në minutën e 57-të, me një gol nga distanca, ndërsa Sami Geci e shënoi golin e pestë në minutën e 78-të.

Në anën tjetër, të vetmin gol për ekipin prishtinas e realizoi Fillim Guraziu, në minutën e 36-të. Pas kësaj fitoreje, Drenica e përforcoi pozitën e katërt në tabelë. /Express/Telegrafi/

Superliga – java 12

Ferizaj : Prishtina 1-0

e shtunë
Llamkos Kosova : Trepça 1-0
Drenica : Hajvalia 5-1
Fushë Kosova : Hysi 3-0

e diel
Besa -:- Drita, 14:00
Trepça’89 -:- Ferronikeli, 14:00
 

 

Exit mobile version