Site icon Telegrafi

Drenica rikthehet te fitoret, triumfon ndaj Trepçës ’89

Drenica është kthyer te fitoret pas katër ndeshjeve duke mposhtur Trepçën ’89 me rezultat 3-0.

Drenica shpejt arriti të shënonte golin e parë në ndeshje, pasi tifozët vendas u gëzuan 15 minuta pasi filloi ndeshja.

Arsen Sykaj shënoi gol me kokë pas asistimit të Mziut për epërsinë e parë të vendasve.

Hyseni i mysafirëve kishte mundësi ta barazonte rezultatin në 1-1 por një gjë e tillë dështoi ta bënte.

Taulant Dajaku gjeti bukur Mziun në zonë në minutën e fundit të pjesës së parë, por goditja e këtij të fundit u ndal nga Beqiri.

Me epërsinë minimale të Drenicës 1-0 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Drenicasit e nisën mirë edhe pjesën e dytë duke shënuar edhe golin e dytë.

Ishte mbrojtësi Edon Pasoma që dërgoi topin në rrjetë pas një rrëmuje në zonë.

Krejt në fund të ndeshjes, Drenica realizoi edhe golin e tretë me anë të Muharrem Musës.

Fitorja Drenicën e ngrit në pozitën e shtatë në tabelë me 21 pikë të tubuara.

89-shi në anën tjetër mbetet në pozitën e tetë në tabelë me 19 pikë pas 16 ndeshjeve.

Në ndeshjen e javës së 17-të, Drenica do të luaj përsëri si vendas ku do ta pres KEK-un.

Ndërkohë Trepça ’89 do të kërkojë pikët në Riza Lushta përballë Ballkanit. /Telegrafi/

Exit mobile version