Telegrafi

Drenica prezanton Bledar Devollin, trajneri i ri premton punë, disiplinë dhe angazhim

(Foto: Facebook/FC Drenica - Faqja Zyrtare)

Sot (e hënë) në ambientet e klubit të Drenicës, para bordit dhe futbollistëve është prezantuar trajneri i sapoemëruar, Bledar Devolli.

Devolli ka premtuar punë, disiplinë dhe angazhim për të çuar përpara KF Drenicën.

Trajneri nga Gjirokastra, ka falënderuar ish-trajnerin Fadil Rama për urimin që ia bëri më rastin e emërimit të tij në stolin kuq e zi.

(Foto: Facebook/FC Drenica – Faqja Zyrtare)

Devolli zhvilloi menjëherë seancën e parë stërvitore me ekipin – thuhet në njoftimin e klubit në Facebook.

Lexo po ashtu Bledar Devolli trajner i Drenicës

Strategu i ri është angazhuar në vend të Fadil Ramës, i cili dha dorëheqje të parevokueshme nga pozita e trajnerit pas humbjes nga Drita. /Telegrafi/