Sot (e hënë) në ambientet e klubit të Drenicës, para bordit dhe futbollistëve është prezantuar trajneri i sapoemëruar, Bledar Devolli.
Devolli ka premtuar punë, disiplinë dhe angazhim për të çuar përpara KF Drenicën.
Trajneri nga Gjirokastra, ka falënderuar ish-trajnerin Fadil Rama për urimin që ia bëri më rastin e emërimit të tij në stolin kuq e zi.
Devolli zhvilloi menjëherë seancën e parë stërvitore me ekipin – thuhet në njoftimin e klubit në Facebook.
Strategu i ri është angazhuar në vend të Fadil Ramës, i cili dha dorëheqje të parevokueshme nga pozita e trajnerit pas humbjes nga Drita. /Telegrafi/