Site icon Telegrafi

Drenica pret Prishtinën, sfidë interesante në Mitrovicë mes Trepçës ’89 dhe Dukagjinit

Xhiro e tetë në Albi Mall Superligën e Kosovës do të vazhdoj sot me dy ndeshje të radhës.

Drita fitoi në udhëtim te Malisheva 2-4, derisa Llapi triumfoi në fushën e Gjilanit me rezultat minimal 0-1, duke bërë që në dy ndeshjet e para pikët e plota t’i takojnë skuadrave mysafire.

E ditën e sotme në program janë për t’u zhvilluar dy ndeshje të radhës, ku vëmendja është në Skenderaj.

Drenica do të jetë nikoqire e Prishtinës në stadiumin ‘Bajram Aliu’ me fillim nga ora 15:00.

Dy skuadrat vijnë në këtë sfidë pas fitoreve në mesjavë dhe synojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive.

Dueli tjetër i ditës së sotme do të zhvillohet në stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë mes Trepçës ’89 dhe Dukagjinit.

Si vendasit ashtu edhe mysafirët janë në pozitat e fundit në tabelë dhe kërkojnë fitore për të bërë kthesën e madhe.

Të dyja sfidat e ditë së sotme luhen me fillim nga ora 15:00, derisa dueli i fundit i kësaj xhiro zhvillohet të hënën mes Ferizajt e Ballkanit. /Telegrafi/

Exit mobile version