Telegrafi

Drenica pret Dritën në duelin e skuadrave të pamposhtura – formacionet zyrtare

Drenica është nikoqire e Dritës në kuadër të xhiros së pestë në BKT Superligë.

Kjo përballje i gjen dy skuadrat në një formë shumë të mirë, ku deri më tani nuk kanë pësuar humbje.

Vendasit kanë marrë 10 pikë nga katër ndeshjet e para, duke shënuar tri fitore e një barazim.

Në anën tjetër gjilanasit kanë tetë pikë, pasi deri më tani kanë dy fitore e dy barazime.

Drenica është kundërshtari më i përshtatshëm për Dritën, pasi bardhekaltërtit nuk kanë humbur nga kuqezinjtë që nga viti 2016.

Ekipi i Tahir Lushtakut synon vazhdimësinë e rezultateve të mira, në anën tjetër të besuarit e Ardian Nuhiut udhëtojnë për fitore.

Formacionet zyrtare:

Drenica: Haxhijaj, Thaqi, Qaqi, Jashari, Hamiti, Lushtaku, Gashi, Silva, Veliqi, Uka, Noye.

Drita: Maloku, Limani, Balde, Cuculi, Blakqori, Broja, Jashari, Vucaj, Ajzeraj, Muja, Tahiri.

/Telegrafi/