Drenica dhe Prishtina kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e javës së 21-të në BKT Superligën e Kosovës.
Kampioni aktual i Kosovës luan në udhëtim te Drenica në takimin që pritet të zhvillohet në stadiumin “Bajram Aliu” me fillim nga ora 13:00.
Ekipi i Abdulah Ibrakovic vjen në këtë ndeshje nga një formë e tmerrshme me katër humbje radhazi në kampionat dhe synon fitoren e parë në pranverë.
Në anën tjetër, vendasit e Tahir Lushtakut e kanë nisur mirë sezonin pranveror me një barazim dhe një fitore, teksa presin të vazhdojnë serinë pozitive.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, pavarësisht mungesave.
Drenica: Shala; Lushtaku, Jashari, Bejta, Veliqi; Thaqi, Dervishaj; Zabergja, Hamiti, Mëziu; Abazi;
Prishtina: Nika; Tomasevic, Pllana, Mici; B.Krasniqi, Shabani, Boshnjaku, Abazi; E.Krasniqi, Mankenda; Kryeziu;
/Telegrafi/