Ndeshja më interesante e ditës së shtunë në Superligën e Kosovës do të zhvillohet në Skenderaj mes Drenicës dhe Prishtinës.
Dy rivalët e vjetër janë përballë në xhiron e tretë të BKT Superligës, në një ndeshje që pritet të jetë tejet interesante.
Kuqezinjtë e kanë nisur mirë këtë kampionat, pasi në dy xhirot e para kanë marrë katër pikë, për dallim prej mysafirëve që ende se kanë shijuar fitoren.
Kampioni në fuqi i Kosovës ka barazuar në xhiron e parë me Malishevën (1-1), derisa në të dytën është mposhtur 0-1 nga Ballkani.
Vendasit synojnë vazhdimësinë e rezultateve të mira, në anën tjetër kryeqytetasit kanë udhëtuar drejt Skenderajt për fitoren e parë.
Formacionet zyrtare:
Drenica: Haxhijaj, Thaqi, Qaqi, Jashari, Meziu, Hamiti, Lushtaku, Gashi, Denisson, Veliqi, Zabergja.
Prishtina: Halimi, Krasniqi, Atanda, Vangjeli, Mici, Avdyli, Boshnjaku, Karabeci, Tolaj, John, Kryeziu.
/Telegrafi/