Telegrafi

Drenica pa rrymë për më shumë se 20 orë

Rrjeti i dobët i shpërndarjes së energjisë, ka bërë që erërat e forta dhe reshjet që nisën mbrëmë të lënë pa rrymë shumë vende në Kosovë.

Këto erëra kanë sjellë telashe më së shumti në qytetin dhe në fshatrat e komunës së Istogut dhe në Drenicës, fshatrat e së cilës kanë mbetur pa energji elektrike që nga ora 15:00.

Ndërkohë, një banor i këtij qyteti i ka thënë KosovaPress-it, se Istogu bashkë me shumë fshatra janë pa energji elektrike.

Për këtë është në dijeni edhe KEDS, por që me vështirësi janë duke përmirësuar gjendjen në terren.

Zëdhënësi i KEDS-it, Guri Shkodra, thotë për KosovaPress, se rrjeti i shpërndarjes së energjisë është i dobët dhe nuk po mund t’i përballojë këtyre erërave shumë të mëdha.

Përpos Istogut, dëme janë krijuar edhe në kryeqytet. Guri Shkodra, thotë se vetëm në Prishtinë janë dëmtuar 24 dalje.

Shkodra, ka shtuar se KEDS ka investuar në rrjet, mirëpo brenda dy viteve nuk mund të ndërrohet i gjithë rrjeti. /Telegrafi/