Telegrafi

Drenica nënshkruan me mesfushorin Argjent Mustafa

Klubi nga Skenderaj, Drenica ka njoftuar sot (e enjte) se ka nënshkruar kontratë me mesfushorin vushtrrias, Argjent Mustafa, i cili edhe në të kaluarën ishte pjesë e tyre.

Drenica ka bërë shumë goditje në afatin kalimtar të verës, por fillimi i sezonit të sivjetmë në Superligën e Kosovës nuk ka qenë më i miri.

Kuqezinjtë nga ‘Bajram Aliu’ kanë vetëm një fitore nga pesë ndeshjet e para dhe drejtuesit kanë menduar të përforcojnë edhe më shumë skuadrën.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth KF Drenicës

Sot gjatë ditës, ata kanë njoftuar se kanë nënshkruar me ish-lojtarin e tyre, Argjent Mustafa.

Postimi pa ndërhyrje i Drenicës

Sot në ambientet e klubit është prezentuar futbollisti vushtrrias Argjent Mustafa. Ai ka qenë pjesë e klubit edhe edicionin e kaluar.

Mesfushori nga Vushtrria, është rikthyer në klubin tonë dhe ai tashmë do të vazhdojë të mbroj ngjyrat ‘kuq e zi’ të Drenicës.

Mustafa nga sot i është bashkuar ekipit në stërvitje.

Na prift e mbara!

/Telegrafi/