Site icon Telegrafi

Drenica ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Bekim Shotani

Drenica që po kalon një krizë të thellë të rezultateve ka shkarkuar trajnerin Bekim Shotani.

Humbja e sotme në shtëpi ndaj Gjilanit (2-1) nuk është kapërdirë mirë nga kryesia e Drenicës që morën këtë vendim.

“Klubi ndanë rrugët me trajnerin Bekim Shotani! Pas disfatës së sotme, ndaj SC Gjilanit në kuadër të xhiros 21-të të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll, klubi dhe trajneri kanë vendosur për ndërprerjen e bashkëpunimit”.

“Falënderojmë trajnerin Bekim Shotani për punën dhe angazhimin e deri tanishëm, duke i uruar suksese në vazhdim!”, thuhet në njoftimin e klubit.

Lexo po ashtu Gjilani triumfon në udhëtim te Drenica

Drenica aktualisht është në zonën e rënies me 20 pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version