Telegrafi

Drenica mposht Lirinë dhe ngritet në tabelë

Drenica, Liria (Foto: Facebook/KF Drenica)

Me rezultat 1-0, Drenica e ka mposhtur Lirinë në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Bajram Aliu” në Skënderaj.

Në minutat e para të ndeshjes, vendasit patë një mundësi përmes Kreshnik Ukës, mirëpo pa sukses.

Në vazhdim, mysafirët rrezikuan me anë të Liridon Fetahajt dhe Qëndrim Gashit, të cilët po ashtu nuk ishin efektivë.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 39-të të takimit me golin e Kreshnik Ukës.

Fetahaj rrezikoi sërish para përfundimit të pjesë së parë, mirëpo skuadrat shkuan në pushim me epërsinë nikoqirëve.

Në gjysmën e dytë të takimit, prizrenasit nuk arritën t’i ndryshonin gjërat për të marrë rezultat pozitiv nga kjo sfidë.

Nga ana tjetër, as ekipi vendas nuk arriti të shënojë gola të tjerë, porse një gol mjaftoi për tri pikë.

Kjo ishte fitorja e pestë e Drenicë në 11-të ndeshjet e para, ndërsa ka regjistruar edhe tri barazime dhe tri humbje, dhe mban vendin e katërt në tabelë me 18 pikë të arkëtuara.

Për Lirinë kjo ishte humbja e tetë në këtë fillimsezoni, ndërsa ka arritur vetëm tri fitore dhe numëron nëntë pikë në vend të 11-të në tabelë. /Telegrafi/