Golin e vetëm në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, e ka shënuar Kreshnik Uka, me gjuajtje me kokë, pas harkimit të Taulant Dajakut, nga këndorja.
Pas kësaj fitoreje, Drenica ngjitet në pozitën e 7-të, me 19 pikë, ndërsa kampioni aktual i Kosovës, Feronikeli vazhdon të mbetet në pozitën e parë në tabelë.
Ndeshjet tjera të javës së 15-të do të luhen në mesjavë.