Drenica ka arritur të shënoj fitore 1-0 në ndeshjen hapëse të javës së 14-të në elitën e futbollit kosovar.
Rasti i parë në ndeshje i takoi mysafirëve, ku sulmuesi Chipuse goditi me kokë por topi shkoi skaj shtyllës.
Në minutën e 15-të, mbrojtësi i vendasve, Visar Berisha rrezikoi me kokë por përsëri pa sukses.
Oto John i mysafirëve pati dy raste të mira në pjesën e parë në minutat 25 dhe 28 por goditjet e tija ishin të pasakta.
Me rezultatin e barabartë 0-0 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Rastin e parë të rrezikshëm në pjesën e dytë e pati Hysen Tahiri i vendasve por goditja e tij nuk ishte e saktë.
Drenica golin e epërsisë e gjeti në minutën e 64-të, kur sulmuesi Genc Hamiti realizoi një gol të bukur për 1-0.
Trepça ’89 deri në fund të ndeshjes tentoi të barazoj rezultatin por një gjëje të tillë nuk ia arriti.
Pas kësaj fitore, Drenica mbetet përsëri në pozitën e nëntë me 18 pikë të tubuara.
Ndërkohë kampioni në fuqi i Kosovës, mbetet në pozitën e katërt me 21 pikë të grumbulluara.
Në ndeshjen e radhës, Drenica luan në udhëtim tek Prishtina, ndërsa 89-shi pret Vllazninë e Pozhoranit. /Telegrafi/