Ekipi nga Drenasi ishte më i mirë në pjesën e parë, derisa në minutën e 37-të kaluan në epërsi me golin e Samir Nezirit.
Por, në pjesën e dytë ekipi i Afrim Jasharit riktheu rezultatin. Fillimisht rezultatin e barazoi Qemajl Elshani, derisa Dukagjin Gashi, në minutën e 67-të kaloi Drenicën në epërsi 2-1.
Pas kësaj fitore Drenica ka tubuar 10-të pikë, derisa Ferronikeli ka mbetur në kuotën e tetë pikëve. /Express/Telegrafi/