Telegrafi

Drenica merr tri pikë të mëdha nga udhëtimi në Klinë

Drenica ka arritur të marrë një tjetër fitore, e treta këtë edicion përballë Dukagjinit të Klinës.

Kuqezinjtë në kuadër të xhiros së 20-të në BKT Superligë kanë triumfuar me rezultat 1-2.

Vetëm pas pesë minutave lojë, drenicasit kaluan në epërsi kur shënoi talenti Baton Zabërgja për 0-1.

Drenica vazhdoi me lojë të bukur, teksa dy minuta para fundit të pjesës së parë për 0-2 realizoi Abazi.

Me epërsinë e dyfishtë të mysafirëve përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Pjesa e dytë i takoi vendasve të cilët sulmuan më shumë dhe ishin nëkërkim të golit.

Golin e vetëm klinasit e realizuan në minutën e 88 me Donat Hasanajt.

Vendasit kërkuan edhe golin e barazimit, por një gjeje të tillë nuk ia arritën.

Me këtë fitore Drenica ngritët në vendin e pestë në tabelë me 27 pikë, derisa Dukagjini mbetet e nënta me 18 pikë. /Telegrafi/