Site icon Telegrafi

Drenica merr tri pikë të mëdha në udhëtim te Besa

Drenica ka arkëtuar tri pikë të arta nga udhëtimi në Pejë.

Kuqezinjtë e trajnerit Sami Sermaxhaj kanë fituar takimin me përmbysje, pasi vendasit ishin të parët në epërsi.

Ishte minuta e 25-të e ndeshjes, kur Ardi Qorri shënoi një gol të jashtëzakonshëm nga gjuajtja e lirë për t’i kaluar vendasit në epërsi 1-0.

Megjithatë mysafirët barazuan në minutën e 38-të, kur realizues ishte Kreshnik Uka.

Me rezultatin e barabartë 1-1 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Në pjesën e dytë Drenica shtoi më shumë sulmet dhe arriti të shënonte përsëri me Kreshnik Ukën për 1-2.

Me këtë fitore,  “Shqiponjat e Zeza” kanë shkuar në kuotën e 33 pikëve në pozitën e tetë, aq sa ka edhe Llapi që ndodhet një pozitë më lartë.

Besa mbetet në pozitën e fundit të renditjes tabelare me vetëm 10 pikë të grumbulluara. /Telegrafi/

Exit mobile version