Drenica është përkujdesur për ta befasuar Prishtinën duke e mposhtur në kryeqytet me rezultat minimal 0-1.
Ndeshja nisi për mrekulli për skuadrën mysafire që vetëm pas dy minutave lojë gjetën golin.
Ishte mbrojtësi i majtë Ermal Veliqi që realizoi për 0-1.
Pas golit të epërsisë, PRishtina krijoi disa raste të mira shënimi në pjesën e parë, por që gola më nuk pati dhe 45 minutat e para u mbyllën me epërsinë e mysafirëve.
Edhe në pjesën e dytë prishtinasit ishin ata që sulmuan më shumë dhe patën raste më të mira shënimi.
Endrit Krasniqi, Mendurim Hoti, e LEotrim Kryeziu kishin raste të mira shënimi, por pa arritur të gjejnë golin falë edhe pritjeve fantastike të portierit të talentuar Gjokaj.
Kësisoj deri në fund Drenica u mbrojt mirë dhe i dha fund serisë prej katër ndeshjeve pa fitore.
Në anën tjetër Prishtina shkon në ndeshjen e katërt pa marrë maksimumin e pikëve.
Me këtë fitore Drenica ngritët në pozitën e gjashtë në tabelë me 20 pikë, derisa Prishtina mbetet në vendin e katërt me 23 sosh.
Ndeshjen e ardhshme Prishtina e zhvillon në udhëtim te Trepça ’89 derisa Drenica pret liderin aktual Dritën. /Telegrafi/