Site icon Telegrafi

Drenica merr një fitore të madhe ndaj Llapit

Drenica ka shënuar fitore ndaj Llapit me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 33-të të BKT Superligës së Kosovës.

Pjesa e parë edhe pse kishte raste nuk solli gola, ndërsa gjyqtari Genc Nuza ndërpreu ndeshjen për disa minuta, për t’i larguar tifozë vendas nga stadiumi, pasi hodhën fishekzjarrë.

Rastet më të mira në këtë pjesëlojë i kishin Armend Abazi që qëlloi transversalen dhe Arbnor Ramadanin që ishte afër golit.

Kuqezinjtë morën lojën në duar në pjesën e dytë, duke radhitur rastet.

Në minutën e 70-të, erdhi një goditje tejet e fuqishme e Genc Hamitit, por për mrekulli priti Ilir Avdyli.

Goli erdhi në minutën e 78-të, kur Besfort Dervishaj shënoi pas një aksioni të bukur për 1-0.

Deri në fund rezultati nuk ndryshoi, dhe Drenica mori një fitore të madhe në luftë për mbijetesë.

Llapi mbetet në vendin e katërt me 54 pikë, ndërsa Drenica me 43 pikë mbetet në vendin e tetë. /Telegrafi/

Exit mobile version