Drenica ka arritur që të mposhtë Besën e Pjesës me rezultat 2-1 në kuadër të javës së dytë në Superligën e Kosovës.
Vendasit e filluan mjaftë mirë takimin, duke rrezikuar qysh në minutën e tretë me anë të Hysen Tahirit që goditi traversën.
Por, ishin mysafirët që arritën të kalonin në epërsi me anë të Matheus de Paula që shënoi në minutën e 34-të nga një gabim i mbrojtësit të Drenicës.
Para se të përfundonte pjesa e parë, Hysen Tahiri (44’) arriti që t’i barazonte shifrat në 1-1 me golin e shënuar nga penalltia.
45 minutëshi i dytë filloi më mirë për Drenicën që arriti të përmbyste rezultatin.
Ishte minuta e 60-të kur Qemail Elshani shfrytëzoi një asistim të Almedin Murattit për të përmbysur rezultatin për 2-1.
Drenica kishte deri në fund disa shanse të arta për të thelluar epërsinë, mirëpo nuk arritën t’i konkretizonin ato raste.
Pas javës së dytë, Drenica ka tri pikë, derisa në xhiron e parë kishte humbur, gjersa Besa e Pejës regjistroi edhe humbjen e dytë. /Telegrafi/