Drenica ka shënuar fitore si mysafir i Malishevës me rezultat 2-1 në kuadër të javës së katërt të Albi Mall Superligës.
Malisheva deri para kësaj ndeshje kishte marr një fitore në total, ndërsa Drenica kishte vetëm një barazim, pra një pikë.
Kuqezinjtë e nisën më mirë ndeshjen duke arritur të shënojnë në minutën 30-të shënoi Arbios Thaqi.
Drenica shtoi epërsinë në fundin e pjesës së parë me Bintsouka Koxyn për 2-0.
Malisheva u kthye në lojë me golin e Alban Shillovës që shënoi për 2-1 nga pika e bardhë.
Vendasit shtuan sulmet deri në fund, ku kishin shumë raste.
Ata madje shënuan me Behar Maliqin që gjeti rrjetën në kohën shtesë, por goli u anulua pas një fauli në zonë.
Drenica tani ka 4 pikë, ndërsa Malisheëva mbetet me 3 pikë. /Telegrafi/