Site icon Telegrafi

Drenica merr fitore si mysafir i Dukagjinit, klinasit assesi të dalin nga kriza

Drenica ka shënuar fitore ndaj Dukagjinit me rezultat 2-1 në kuadër të javës së shtatë të Superligës.

Pjesa e parë ishte jashtëzakonisht e mirë për mysafirët që arritën të shënonin dy herë.

Në minutën e 13-të erdhi edhe goli i parë, kur sulmuesi Bintsouka Koxy shënoi për 1-0 pas asistimit të Agim Zekës.

Kur pritej reagimi i Dukagjinit, në skenë doli Arbios Thaqi që merr një top në mesfushë kalon dy-tre lojtarë dhe asiston te Altin Vojvoda, i cili i vetëm me portierin shmangë atë dhe shënon për 2-0.

Pjesa e dytë nisi më mirë për Dukagjinin, që reaguan që në start.

Klinasit fituan një penallti në minutën e 49-të, ku Oto John ishte i saktë nga pika e bardhë për 2-1.

Dukagjini u mundua deri në fund u mundua të barazonte shifrat, por nuk ia arriti.

Dukagjini mbetet pa fitore dhe me vetëm dy pikë ën fund të renditjes, ndërsa Drenica pas kësaj fitoreje ka tetë pikë dhe mban vendin e pestë. /Telegrafi/  

Exit mobile version