Site icon Telegrafi

Drenica mbetet pa kryetar të klubit, largohet Ilir Veliqi

KF Drenica ka mbetur pa numrin një të tyre, kryetarin e deritanishëm, Ilir Veqliri.

Numri një i skaudrës kuqezi edicionin e fundit ka njoftuar se është larguar nga drejtimi i klubit për arsye personale.

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare të Drenicës, Veliqi ka falënderuar të gjithë për mbështetjen dhe korrektësinë në sezonin e fundit.

Veliqi i ka uruar suksese udhëheqjes së re të Drenicës në sezonin e ri.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar miq, kolegë, bashkëpunëtorë dhe media.
Nga sot, me datë: 01.07.2021, nuk do të jem Kryetar i klubit te futbollit “Drenica”, për arsye personale.
Falënderoj përzemërsisht për bashkëpunim e sinqertë dhe korrekt te kryetarit te Komunës z. Bekim Jashari, nënkryetarin, z.Nuredin Lushtaku, DKRS- në, të cilëve ju jam mirënjohës për angazhimin dhe kontributin e dhëne, në mbështetjen dhe përmbushjen e obligimeve dhe detyrave për një menaxhim te suksesshëm.
Falënderoj të gjithë ata që gjatë kësaj kohe punuan bashkërisht me mua dhe ishin korrekt në punën tonë të përbashkët në menaxhimin e klubit: kryesinë e klubit, shtabin teknik, lojtaret, punëtoret teknik, donatorët, tifozerinë “Shqiponjat e Zeza” dhe gjithë qytetarët e komunës tonë, të cilët ishin përkrahësit me të mëdhenj edhe në kohen më të vështirë kur gjendej klubi.
Si rezultat i këtij bashkëpunimi dhe përkrahje të përbashkët, arritëm t’i tejkalojmë të gjitha sfidat.
Udhëheqjes së re dhe K.F ” Drenica”, i dëshirojmë shumë suksese në kampionatin në vazhdim.
Me respekt!
Ilir Veliqi
/Telegrafi/
Exit mobile version