Elita e futbollit kosovar do të luhet këtë javë me xhiron e dytë.
Xhiroja e dytë në Ipko Superligën e Kosovës fillon sot (e premte) me ndeshjen hapëse në Skenderaj.
Drenica do të jetë nikoqir i Llapit, në një sfidë ku përballë janë dy trajnerët me emrin e njëjtë, Tahir Lushtaku te vendasit dhe Tahir Batatina tek mysafirët.
Drenica në javën e parë pësoi humbje të thellë në udhëtim te kampioni në fuqi Feronikeli 4-1.
Në anën tjetër Llapi i Tahir Batatinës ka marrë një fitore spektakolare me rikthim ndaj Vushtrrisë 4-1.
Ky takim do të zhvillohet në stadiumin Bajram Aliu në Skenderaj me fillim nga ora 17:00. /Telegrafi/