Drenica ka arritur që të marrë kreun e tabelës në Superligë, pas fitores minimale 1-0 ndaj Malishevës në kuadër të javës së shtatë.
Trajneri i kuqezinjve nga Skenderaj, Tahir Lushtaku, vlerësoi shumë paraqitjen e lojtarëve dhe u shpreh i kënaqur me pikët e plota.
“E kemi ditur që kemi të bëjmë me kundërshtarë të vështirë. E kam parashikuar si një prej ndeshjeve më të vështira deri tani. E kemi nisur ndeshjen mirë që nga minuta e parë”.
“Krijuam rastet në fillim. Qëlluam shtyllën, patëm raste dhe erdhëm deri te goli, por edhe shpërdoruam shumë mundësi”.
“Jam i kënaqur me pikët e plota”, theksoi Lushtaku.
Drenica ka 12 pikë, ndërsa se a do të mbetet lider vendoset nesër kur edhe zhvillohet takimi mes Dukagjinit dhe Dritës. /Telegrafi/