Klubi nga Skenderaj, Drenica ka konfirmuar zyrtarizuar stafin e trajnerëve dhe udhëheqësve të ekipit, ku të gjitha janë legjenda të klubit dhe do të prihen nga trajneri i njohur Tahir Lushtaku.
Drenica sot (e shtunë) gjatë ditës konfirmoi zgjedhjen e kryetarit të ri, Mustaf Bajraktari, ndërsa njoftoi edhe me anëtarët e rinj të kryesisë.
Por, kjo nuk ishte e gjitha pasi klubi kuqezi tashmë ka bërë hapin e radhës duke emëruar gjitha legjendat e klubit në krye të ekipit.
Pas emërimit të Besim Bajraktarit si drejtor sportiv, Drenica riktheu Tahir Lushtakun trajner të ri, ndërsa ndihmës të tij do të jenë Sami Geci, Brahim Vojvoda, Arton Hajdari dhe Bekim Xani.
Postimi pa ndërhyrje i Drenicës
Drenica zgjedhë ikonat e klubit në udhëheqje të skuadrës.
Kryesia e re e klubit ka bërë një hap të madh duke rikthyer në klub ikonat e futbollit të Drenicës.
Pas emrimit të Besim Bajraktarit drejtor sportiv, sot.
Tahir Lushtaku emerohet krye-trajner i Drenicës
i cili ndihmës do të ketë,Sami Geci, ish kapiteni legjendar i ekipit, Brahim Vojvoda, Arton Hajdari, i cili gjithashtu është ish-lojtar i Drenicës dhe Bekim Xani i cili do të jetë trajner i portierëve.
Kryesia e re ka objektiva të qarta aftagjate, prandaj marrëveshja me shtabin teknik është tri vjeçare , me synim Evropën.
Pas emërimit të shtabit teknik, shumë shpejt pritet të fillojnë edhe stërvitjet për edicionin e ri të garave, dhe krahas kësaj, drejtuesit e klubit do të punojnë për afrimin e lojtarëve të nevojshëm për edicionin e ri të garave.
Shtabi teknik:
Tahir Lushtaku, Krye trajner, Sami Geci, ndihmës trajner, Brahim Vojvoda, ndihmës trajner, Arton Hajdri, ndihmës trajner dhe Bekim Xani trajner i portierëve.
Shtabi teknik brenda pak ditësh pritet të fillojë stërvitjet për edicionin e ri të garave 2021/2022.
/Telegrafi/