Site icon Telegrafi

Drenica, klubi i ri i boksit në Drenas

Me ketë rast është formuar edhe kryesia e klubit në përbërje: kryetar Avdush Cakaj, drejtor Alban Ramadani, sekretar Milaim Ademi, arkëtar Sami Hajdari, Bekim Demaku, Xhevahir Bislimi, Granit Qorri, Arben Nebihi dhe Tem Ademi.

Avdush Cakaj pas formimit të këtij klubi është shprehur se qëllimi i Klubit të Boksit “Drenica”, është që të rinjtë të kenë më shumë mundësi që të tregojnë vlerat e tyre në sport.

“Synimi ynë që të formojmë këtë klub është që t’u japim një mundësi më shumë të rinjve të trevës tonë që të arrijnë qëllimet e tyre në sportin e tyre të preferuar, duke ditur të arriturat e shumë të rinjve të kësaj ane në këtë sport, siç është Jeton Plakaj e shumë boksierë tjerë të dalluar. Me formimin e këtij klubi dua që t’i shtyjmë të rinjtë tanë të merren sa më shumë me sport, pasi tani me sukseset e tyre mund edhe të përfitojnë materialisht edhe nga shteti, siç është rasti i xhudistes tonë Majlinda Kelmendi, e cila për një medalje të artë në garat ndërkombëtare është shpërblyer me 40 mijë euro. Ky është edhe një shembull motivues për adhuruesit e sportit”, ka thënë Cakaj, transmeton “rtk”.

Ndërkaq, drejtori Alban Ramadani tha se si qëllim kryesor është që të organizohen sa më mirë që të arrijnë të nxjerrim boksierë sa më cilësor që në një të ardhme të afërt të arrijnë rezultate jo vetëm në Kosovë por edhe në arenën ndërkombëtare.

Trajneri i këtij klubi, Bekim Demaku u shpreh i lumtur për formimin e këtij klubi. “Unë si trajner do të përpiqem që të jap angazhimin tim maksimal dhe përvojën e përfituar si boksier gjatë karrierës ta bartë tek të rinjtë. Do të jem i përkushtuar që të arrijmë të bëjmë një klub që do të jetë njeri nga klubet më të suksesshme në vendin tonë”, theksoi Demaku. /KP/Telegrafi/ 

Exit mobile version