Telegrafi

Drenica kërkon të rikthehet te fitoret, Ulpiana për befasinë e radhës – formacionet zyrtare

Drenica është nikoqire e Ulpianës në kuadër të xhiros së 13-të në BKT Superligë.

Pas një starti fantastik, drenicasit kanë humbur javën e kaluar në kryeqytet nga Prishtina 1-0.

Ndërkohë Ulpiana në këtë takim vije pas fitores fantastike 2-1 ndaj Ballkanit, të cilën e arritën me rikthim.

Kuqezinjtë duan të rikthehet te fitoret në kampionat, derisa lipjanasit synojnë befasinë e radhës.

Formacionet zyrtare:

Drenica: Kaloshi, Thaqi, Passamani, Qaqi, Jashari, Mëziu, Abazi, Lushtaku, Dos Santos, Veliqi, Zabergja.

Ulpiana: Ajeti, Santos, Rapuca, Makolli, Shala, Qerimi, Mustafa, Rezi, Gonçalves, Shkalla, Selimi.

/Telegrafi/