Site icon Telegrafi

Drenica ia ndal hovin Prishtinës

Edhe pse pritej që Prishtina të shënonte fitore para tifozëve të vet, nuk doli ashtu, pasi që Drenica bëri një paraqitje mbresëlënëse dhe arriti t’i rrëmbejë tre pikë shumë të rëndësishme.

Liridon Kukaj humbi një penallti në minutën e 5-të, teksa në minutën e 66-të u përjashtua krejtësisht nga loja me karton të kuq. Penallti humbi edhe Sami Geci i Drenicës në pjesën e dytë.

Sidoqoftë, Drenica ia doli të shënonte përmes Granit Arifajt në minutën e 68-të. Pas këtij goli, Bardhekaltërit u vërsulën në sulm me të gjitha forcat dhe arritën ta barazojnë rezultatin përmes Driton Krasniqit (78’).

Mirëpo, mysafirët nuk u dorëzuan dhe në minutën e 82-të shënuan golin e fitores përmes supertalentit, Shkëlzen Lushtakut, i cili e la në ‘gjumë’ Kushtrim Mushicën.

Me këtë fitore, Drenica ngjitet në pozitën e katërt me 31 pikë, teksa Prishtina mbetet në pozitën e dytë me 33 pikë, nëntë më pak se lideri Llamkos Kosova, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/

Raiffeisen Superliga / Xhiroja e 20-të

Sot u takuan:
Feronikeli-Besa 3-1
Drita-Trepça 0-0
Prishtina-Drenica 1-2

Dje
Ferizaj-Fushë Kosova 1-0
Trepça ’89-Hajvalia 0-4
Llamkos Kosova pushoi në këtë xhiro

Tabela:
1.Llamkos Kosova 40
2.Prishtina 33
3. Ferizaj 32
4.Drenica 31
5.Besa 29
6.Hysi 28
7. Drita 27
8. Hajvalia 24
9.Trepça ‘89 24
10. Trepça 19 22
11. Feronikeli 21
12. Fushë Kosova 18 

Exit mobile version