Ndeshja e zhvilluar në terren neutral në Bullgari, e cila u zhvillua për 70 minuta, u ka takuar plotësisht skuadrës kundërshtare, e cila falë përvojës më të madhe në garat ndërkombëtare arriti që me lehtësi të mposhtë skuadrën kosovare.
Seti i parë i ndeshjes i barabartë ishte vetëm në minutat e parë, pasi ishin volejbollistët mysafirë të cilët u treguan më të mirë duke arritur që ta mbyllin atë me rezultat 25:14, në favor të tyre. Në setin e dytë volejbollistët kosovarë u treguan dukshëm më të mirë duke arritur që të kalonin edhe në epërsi.
Por në fund ishin volejbollistët mysafirë, të cilët u treguan më të mirë duke arritur që me rezultat të ngushtë të mbyllin këtë set në favor të tyre me rezultat 25:21.
Volejbollistët kosovarë nuk arritën as në setin e tretë të ndeshjes të bënin diçka më shumë duke mos arritur që as në këtë set ta fitonin, duke e humbur atë me rezultat 25:15.
Lojtari më i dalluar në këtë ndeshje te drenicasit ishte Armend Berisha, i ndihmuar edhe nga Agron Nikçi. Ndeshja e dytë ndaj skuadrës izraelite do të zhvillohet të dielën në të njëjtën palestër.